×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si të udhëtoni duke shpenzuar më pak para?

    Insajderi
    27 August 2024 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2017, 27 vjeçarja Cassandra De Pecol i kishte thyer dy rekorde: ishte bërë femra e parë që i kishte vizituar të gjitha shtetet sovrane në botë dhe njeriu i parë që kishte arritur ta bënte këtë brenda 1 viti e gjysmë.

    Shumica prej nesh padyshim se duam ta shëtisim botën, por jo gjithsecili mund ta përballojë këtë financiarisht.

    Prandaj, nëse veç jeni person që udhëtoni, ekspertët kanë treguar se si mund të udhëtoni më shumë dhe të shpenzoni më pak.

    Zgjedhni autobusë dhe trena që udhëtojnë në mbrëmje

    Udhëtimet e natës me tren apo autobus janë zakonisht më të lira.

    Këtë opsion mund ta shfrytëzoni për të kursyer kohë dhe para, por edhe për të mos qëndruar në hotel.

    Ofertat sekrete të hoteleve

    Nëse nuk keni shumë kohë dhe para, kushtoni vëmendje ueb sajteve që postojnë oferta të fshehta të hoteleve, siç janë “Hotwire” apo “Priceline”.

    Shikoni çmimin e biletave për një person

    Nëse do të udhëtoni me familjen apo miqtë, fillimisht shikoni sa kushton bileta për një person.

    Esenca është se ueb sajtet e linjave ajrore provojnë t’ju shesin bileta që kushtojnë më shumë nëse udhëtoni me një apo disa persona.

    Kur blini bileta përmes internetit, bëjeni përmes platformës “Incognito”

    Nëse i kontrolloni çmimet e biletave dhe pastaj më vonë e bëni të njëjtën gjë, çmimet mund të rriten.

    Kjo sepse linjat ajrore e dinë se jeni të interesuar në ato bileta dhe provojnë t’jua shesin me çmim të lartë.

    Prandaj, këtë mund ta shmangni duke i blerë biletat përmes platformës “Incognito”. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark