Insajderi
LifeStyle

Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë Ramazanit – këshillat e nutricionistes

Insajderi
28 February 2025 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë Ramazanit – këshillat e nutricionistes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit dhe për besimtarët myslimanë që agjërojnë, ushqimi i duhur luan një rol kyç në mirëqenien e tyre gjatë ditës.

Nutricionistja, Urata Rexhepi, thekson rëndësinë e shmangies së disa ushqimeve që mund të shkaktojnë probleme me tretjen dhe energjinë.

“Ushqimet e procesuara, pijet e gazuara dhe ushqimet e ëmbla pas iftarit mund të shkaktojnë fryrje, ndërsa pas syfyrit mund të çojnë në dehidratim dhe uri të parakohshme, pasi rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Qëllimi i Ramazanit nuk është të çojmë trupin në dehidratim”, ka deklaruar ajo.

Si alternativa më të shëndetshme, Rexhepi rekomandon konsumin e ujit, çajit dhe lëngjeve natyrale të përgatitura në shtëpi. “Gjithashtu, është e rëndësishme të hamë shpesh dhe nga pak, sepse ajo që konsumojmë përcakton sesi do të ndihemi gjatë ditës”, ka shtuar Rexhepi.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark