Si tentoi të mashtronte Albin Kurti dje? Mustafa i LDK'së jep sqarime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si tentoi të mashtronte Albin Kurti dje? Mustafa i LDK’së jep sqarime

    Insajderi
    16 April 2025 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se Vetëvendosje qëllimisht po e zvarrit krijimin e institucioneve të reja Kuvendit dhe Qeverisë në mungesë të votave të nevojshme.

    Në një intervistë për rtv21 Mustafa tha se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij po bëjnë pazare me Listën Serbe.

    ‘’I vetëdijshëm kryetari i LVV-së, Albin Kurti, se nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë, pra kishte vetëm 52 nga 61 të nevojshme kishte vendosur që të zhegiste të gjitha procedurat duke mos dhënë dorëheqje ai dhe të gjithë ministrat e tij për të pamundësuar pastaj vazhdimin e procedurës. Ndërsa, në anën tjetër kur kuptoi se të gjitha mediat dhe e gjithë Kosova e kuptoi se në prapaskenë po diskutonin me 4 deputetë të Listës Serbe për të votuar Qeverinë e ardhshme, atëherë vendosen që publikisht të dalin dhe të sulmojnë të gjitha partitë e tjera për dështimet e tyre”, tha Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark