Tani që maska është ligjërisht e detyrueshme, e kemi të qartë që një pjesë të mirë të ditës do ta kalojmë me të
Problemi i dytë pas ‘bezdisjes’ që shkakton herë pas here është grimi. Ti e vendos me frikën se kur ta heqësh grimi do të jetë fshirë. Nuk ka më buzëkuq dhe as krem pudër në hundë.
E sikletshme, prandaj duhet gjetur një zgjidhje që i përshtatet normalitetit të ri. Fillojmë me këshillat kryesore.
Filloni me një hidratant dhe mos e neglizhoni kurrë.
Duke qenë se do ta mbajmë për shumë orë në fytyrë, lëkura mund të irritohet. Për ta shmangur këtë, vendosni pak hidratant para se të nisni me procesin e grimit.
Kujdes me korrektorin që zgjidhni
Na lini t’ju kujtojmë se kremi i diellit është gjithashtu i domosdoshëm, por nëse do të vini krem pudër sipër tij, sigurohuni që të jetë i hapur. Kontrasti i madh me qafën nuk do t’ju ndihmonte nëse ju fshihet kur hiqni maskën. Nëse keni mundësi, vendosni sa më pak, nëse s’bëni dot pa krem pudër sigurohuni të jetë mbuluese dhe të zgjasë gjatë gjithë ditës!
Mos harroni pudrën fiksuese
Duke përdorur pudrën fiksuese, grimi e ka më të lehtë të qëndrojë më gjatë gjithë ditës. Aq më tepër që tani në verë, bëhet dyfish dhe më e vështirë.
Mos harroni vetullat
Kujtoni që tipari që bie më shumë në sy këto kohë janë sytë dhe vetullat. Kujdesuni për to dhe sigurohuni të marrin vëmendjen që meritojnë!
Në vend të buzëkuqit përdorni një gjalpë buzësh
Për disa kohë hiqni dorë nga buzëkuqi, pasi është me më shumë rëndësi të mbani buzët të hidratuara. E thamë që maska mund t’ju irritojë prandaj një ‘lipbalm’ do t’ju bënte punë!