Rrugëtimi i Benitës drejt famës për shkak të dhëmbëve bënë që klinika e dhëmbëve “Doctor Smile”, të jetë më ndryshe nga klinikat. Derisa shumica e tyre krenohen për faktin se vizitohen nga VIP’at, klinika “Doctor Smile”, e udhëhequr nga dentisti Valton Rrustemi vepron edhe ndryshe. I bënë të famshëm klientët e saj.
Një emër tejet i përfolur në industrinë e showbizit së fundmi është ai i Benita Zemës tanimë ish-banore e “Big Brother Vip Kosova”.
Por nuk ishte ky reality show që i dha famë Benitës.
Ajo u bë virale kur në një intervistë televizive u shfaq me një buzëqeshje tejet të shëndritshme.

Ishin dhëmbët e saj me diamant të “Docto Smile” që e dallonin nga gjithkush tjetër.
Dhëmbët e diamantit dhe çmimi i tyre u bënë temë diskutimi. Ata ngjallën kuriozitet në publik. Benita tha se i kishin kushtuar 18 mijë euro.

Për dhëmbët diamant të “Doctor Smile” u fol edhe në Kinë e Amerikë. Gjatë qëndrimit në BBVK, Benita ndau me banorët kulmin e viralizimit të saj me dhëmbët diamant. “Eshtë teknika më e re, janë ato thyerjet si të diamantit dhe e japin atë reflektim. Kur kam thënë që jam e para në botë që i kam bërë, u çuan të gjithë si e para, derisa u bëra viral edhe në Kinë”, tregoi Benita.

Ajo shpjegoi se reagimet e shumta kanë ardhur për shkak të kombinimit të teknikës inovative dhe reflektimit unik të dhëmbëve të saj, duke bërë që emri t’i përmendet nga profesionistë të fushës në mbarë botën. Benita vazhdon të shkëlqej edhe sot me dhëmbët e saj të “Doctor Smile” të cilët tashmë janë në trend edhe ndërkombëtarisht.

