Si u ndryshuan komandantët e FSK-së dhe a u detyrua gjeneral Rrahman Rama të jep dorëheqje? Për Insajderin flasin nga FSK - Insajderi
×
Insajderi

Si u ndryshuan komandantët e FSK-së dhe a u detyrua gjeneral Rrahman Rama të jep dorëheqje? Për Insajderin flasin nga FSK

Insajderi
18 December 2021 - 13:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dorëheqja e komandant Rrahman Rama nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e befasueshme për shumkë. Madje nga opozita u ngritën zëra se ai u detyrua të jap dorëheqje nga pozita e komandantit.

Sipas opozitës, komandantit të FSK-së i është kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të jep në shfrytëzim asetet e FSK-së për operacione policore. E kjo sipas tyre ka qenë shtytje drejtë Ramës për dorëheqje

Por, këto i ka quajtur spekulime mediatike, Kolonel Sefer Isufi, shef i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Ky ka qenë një spekulim medial. Të gjitha këto çështje janë deklaru nga  kryesuesi i komisionit Bekë Berisha”.

Në një intervistë për Gazetën Insjaderi ai thotë se Gjeneral Rama është në detyrë të re e me të rëndësishme për Kosovën.

“jo ky është një spekulim I pastër medial. General Rama është tash në detyrë të re dhe duke pas për bazë përvojën e tij të gjatë si lider ushtarak dhe përvojën e tij dhe eksperiencën e lartë profesionale e vlerësojmë se kontributi I tij do të jetë I rëndësishëm edhe në detyrën e re që është shumë e rëndësishme në kuadër të diplomacisë së mbrojtjes”, tha ai.

Intervista e plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark