×
  • Lajme
  • Insajderi

    Si u përfshi në fajde kushëriri i Adem Grabovcit, Astriti e si përfitoi nga viktima 7 mijë euro – InDoks sjell detaje ekskluzive

    Insajderi
    06 March 2022 - 21:41

    Në mesin e 17 personave që janë arrestuar në Pejë në aksionin e madh ndaj fajdeve është edhe kushëriri i Adem Grabovcit, personazhit të Dosjes së Shefave. Astrit Grabovci.

    Sipas procesverbalit që e ka InDoks, Astrit Grabovci vetëm ne emrin e tij ka 5 patundshmëri te regjistruara.

    Grabovci në bashkëkryerje me Valon Kastratin gjatë vitit 2019 në vazhdimësi kanë kontraktuar një shumë të madhe të parave personi me inicialet M.I, duke përfituar nga pasuria e tij dhe pa përvoja.

    Ai dyshohet se nga viktima përfitoi 7 mijë euro.

    Për Astrit Grabovcin, Prokurorja e rastit tha në seancë se ai edhe pse deklarimin vjetor të të ardhurave e ka një biznes nga ortakëria me emrin “Koha Turs”, ka deklaruar zero fitim në qarkullim.

     Duke pasur parasysh këtë, numrin e patundshmërive-pronave, Prokuroria thotë që qarte kjo pasqyron mos përputhshmëri të madhe mes gjendjes reale të të hyrave dhe atyre të dyshimta mbi te cilat prokuroria konsideron se ka baze te besueshme e reale te dyshimet se janë produkt i veprës penale të fajdeve.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark