×
  • Lajme
  • Insajderi

    Si u përfshi në rastin e fajdeve në Pejë rreshteri i Policisë së Kosovës? – InDoks zbulon prapa skenat

    Insajderi
    06 March 2022 - 20:24

    Enver Dreshaj, është rreshteri i Policisë së Kosovës i cili ditë më parë u arrestua nën dyshimin e kryrjes së veprës penale ‘fajde’.

    Dreshaj, dyshohet se gjatë vitit të kaluar në bashkëkryerje me Valon Kastratin një tjetër i dyshuar, kontraktojnë shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për një person tjetër duke shfrytëzuar gjendjen financiare të tyre dhe papërvojën.

    Në redaksinë e Insajderit pas raportimit të përfshirjes së këtij polici në rastin e Fajdeve në Pejë, kishte telefonuar i njëjti duke mohuar akuzat.

    Dreshaj në një prononcimi për Insajderin ka thënë se nuk e quan “fajde” rastin por borxh.

    “Unë e kam bo një ndërrim të një veture, Valoni, ky më ka mbet borxh 500 euro, e ka thirr qet Myrten edhe më tha qat borxh te ky qe aj me kry. Unë e kom thirre a je në gjendje me ma kry qet borxh të Valonit më ka thënë po ta paguaj, njëherë mi ka dhënë 300 ka mbetë edhe 200 euro, skam lidhje unë me fajde absolut, do ti sqaroj ne prokurori se këtu s’do të rri gjatë, pas një muaji kthehem”, tha Dreshaj për Insajderin.

    Dreshaj vazhdimisht mohonte faktin se ky rast të emërohet si “fajde”, pasi sipas tij ata thjeshtë i kishin ngelur borxh.

    “Është borxh, ska fajse, do ta vërtetoj bashkë me dëshmitarët okular atje, me koleg t’mi kam shku te dugoja e tij edhe i kom përmend borxhin, bile i kom than nëse se ki gjendjen lej krejt ato pare mos mi kthe hiç”, tha ai.

    Ndër të tjera, rreshteri policor thotë se borxhin që kishte Valon Kastrati ndaj tij e ktheu pas 2 viteve e më pas pjesën e mbetur të parave e kaloi tek personi tjetër, diçka për të cilën ky i fundit kishte pohuar se do e paguante.

    “Momentin qe ka interes ka fajde, ktu ska interes thjeshte paret e mija i kam kerku asgje me shumë.  Mi kanë mbajt 2 vjet njani prej tyne paret e mas 2 vjetve e ka gjujt borxhin tek ky tjetri e qeshtu ka shku”

    Dreshaj tha gjithashtu që përpos këtij rasti nuk është përfshirë asnjëherë në vepra të tilla.

    “Deri sot asnjë vepër penale skam madje as kundërvajtje e me hi ne list te ktyne, prandaj njerëzit ikin prej vendit, se shteti nuk funksionon qysh duhet”, përfundoi i dyshuari për fajde.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark