Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq vetëm në katër komuna, në dy prej tashmë ia janë shkarkuar kryesuesit e Kuvendit. Para dy muajsh u shkarkua nga Kuvendi Komunal i Gjilanit Arianit Sadiku, i cili vjen nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa dje në Shtime u shkarkua po ashtu kryesuesi i kuvendit Adnan Ademi.
Gazeta Insajderi
Shkarkimin e kryesuesve në këto Komuna nuk u prit mirë nga kryetarët atje. I pari i Gjilanit, Alban Hyseni shkarkimin e Arianit Sadikut e kishte quajtur si ‘tentativë për ta prishur LVV ndërmjet vete’.
Sadiku ishte shkarkuar me 30 qershor me mbështetjen e grupit të këshilltarëve të Opozitës në Gjilan.
Në sallën e kuvendit ishin prezent 20 asambleistë, ku 19 vota votuan pro dhe 1 abstenim. Me këtë votim u vendos shkarkimi i tij nën arsyen e mungesës së bashkëpunimit.
Hyseni kishe deklaruar se qëllimi i opozitës, “përmes kësaj loje të fshehtë e tinëzare, është diku tjetër”.
“Kjo është një tentativë për ta prishur LVV ndërmjet vete, siç u veprua me koalicionin, por kjo nuk do të ndodh”, ishte shprehur Hyseni.
Shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Shtimës
Pas Gjilanit, radha i erdhi kryesuesit të Kuvendit Komunal të Shtimës, Adnan Ademi.
Me 11 vota pro asamblistët e PDK’së në Shtime shkarkuan dje kryesuesin e Kuvendin Komunal, Adnan Ademin.
Opozita akuzuan ish-kryesuesin Ademi për vendime të kundërligjshme, ndërsa kryetari Aliu i doli në mbrojtje.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se shkarkimi i kryesuesit është tendencioz. Sipas tij, opozitës po i pengojnë punët e mira të qeverisjes së Vetëvendosjes.
“Qëllimi i PDK-së për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit është tendencioz. Punët e mira që po bëhen po i pengojnë ish-pushtetit dhe në pamundësi për t’i ndaluar ato në një mënyrë apo tjetër kanë zgjedhur këtë rrugë duke tentuar t’ia ndalin zhvillimin qytetit të Shtimes”, tha ai.
Aliu i doli në mbrojtje Ademi. Ai tha se ish-kryesuesi ka qenë korrekt në punë.
“Kryesuesi Adnan Ademi ka qenë korrekt gjatë punës së tij duke respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi, mirëpo opozita që nga fillimi është treguar dekonstruktive duke mos votuar asnjë projekt që ka qenë në të mirën e qyetetarëve dhe për zhvillim të qytetit“, u shpreh Aliu për Insajderin.
Ndërsa asamblisti nga radhët e PDK’së, Rrahman Jakupi ka thënë se kryesuesi është shkarkuar për shkak të keqmenaxhimit dhe vendimeve të kundërligjshme përgjatë dy viteve sa ishte në detyrë.