×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Opozita e shkarkoi kryesuesin për nepotizëm e fyerje, kryetari Aliu i del në krah: Ish-pushtetit po i pengojnë punët e mira

    Insajderi
    07 September 2023 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 11 vota pro asamblistët e PDK’së në Shtime shkarkuan dje kryesuesin e Kuvendin Komunal, Adnan Ademin. Në këtë mbledhje refuzuan të merrnin pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK’së. Opozita akuzuan ish-kryesuesin Ademi për vendime të kundërligjshme, ndërsa kryetari Aliu i doli në mbrojtje.

    Asamblisti nga radhët e PDK’së, Rrahman Jakupi ka thënë se kryesuesi është shkarkuar për shkak të keqmenaxhimit dhe vendimeve të kundërligjshme përgjatë dy viteve sa ishte në detyrë.

    Tutje, Jakupi akuzoi Ademin për nepotizëm dhe fyerje ndaj asamblistëve gra në kuvend.

    Gjatë këtyre dy viteve Kuvendi është karakterizuar me keqmenaxhim, vendime të vazhdueshme të kundërligjshme, fshehje të dokumenteve zyrtare nga ana e Adnan Ademit ndaj anëtareve të Kuvendit, mos transparencë, nepotizëm, ndikimin e kryetarit të Komunës ndaj kryesuesit, fyerje në baza gjinore te anëtareve gra te Kuvendit, shkelje te Rregullores se Punës se Kuvendit, ndalje të fjalës, mos hudhje në votim të propozimeve të anëtareve t Kuvendit, mos bashkëpunim me opozitën, mos plotësim te komiteteve me anëtarët përkatës. Me një fjale këto dy vite kohe kryesuesi nen ndikimin e kryetarit te Komunës kanë ngulfatur punën e Kuvendit dhe ngufatjen e transparencës“, ka thënë asamblisti Jakupi për Insajderin.

    Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se shkarkimi i kryesuesit është tendencioz. Sipas tij, opozitës po i pengojnë punët e mira të qeverisjes së Vetëvendosjes.

    Qëllimi i PDK-së për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit është tendencioz. Punët e mira që po bëhen po i pengojnë ish-pushtetit dhe në pamundësi për t’i ndaluar ato në një mënyrë apo tjetër kanë zgjedhur këtë rrugë duke tentuar t’ia ndalin zhvillimin qytetit të Shtimes”, tha ai.

    Aliu i doli në mbrojtje Ademi. Ai tha se ish-kryesuesi ka qenë korrekt në punë.

    Kryesuesi Adnan Ademi ka qenë korrekt gjatë punës së tij duke respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi, mirëpo opozita që nga fillimi është treguar dekonstruktive duke mos votuar asnjë projekt që ka qenë në të mirën e qyetetarëve dhe për zhvillim të qytetit“, u shpreh Aliu për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark