Si u vodhën afro shtatë mijë euro në poligone sportive në Suharekë? Detaje nga aktakuza për dy zyrtarë komunalë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u vodhën afro shtatë mijë euro në poligone sportive në Suharekë? Detaje nga aktakuza për dy zyrtarë komunalë

    Insajderi
    20 June 2024 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.B., dhe B.K., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Lajmin e ka bërë të ditur PTH në Prizren me anë të një komunikate për media. Sipas aktakuzës, B.B dhe B.K. më 2018-ën në cilësinë e zyrtarëve kanë keqpërdorur me poligone sportive. Siç thotë aktakuza, ata kanë ndryshuar paramasën dhe parallogarinë ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me bar natyror.

    Përmes këtij veprimi, ata i shkaktojnë dëm komunës në vlerë prej 6.839 euro, teksa i mundësojnë operatorit ekonomik përfitim në të njëjtën vlerë. Këtë veprim ata e bënë për poligonet sportive në fshatin Buzhalë, Peqan dhe Sllapuzhan.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., dhe B.K., prej datës 22.05.2018  e deri me datë 22.10.2018, në Suharekë, në cilësinë e personave zyrtar, i pandehuri B.B. në cilësinë e Menaxherit të kontratës, për projektin: “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, i pandehuri B.K. në cilësinë e Mbikëqyrësit  të projektit të njëjtë, i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt, ashtu që në kundërshtim me nenin 61 të Rregullave dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e zyrtarit kryesor administrativ – kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B.K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B.B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve, ashtu që në poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plasitifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me bar natyror, me ç’rast Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm të material në shumë prej 6,839.42 € (euro), ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6,839.42 € (euro)”, thuhet në njoftim.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark