
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkaktuar një valë reagimesh pas një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku ka kërkuar që të votohet për Shqipërinë në garën e Eurovision-it.
Kurti ka ftuar shqiptarët kudo që ndodhen të mbështesin grupin “Shkodra Elektronike” duke i dhënë votën e tyre.
Në një shkrim të publikuar mbrëmjen e së martës në Facebook, ai ka shkruar: “Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”
Kjo thirrje e Kurtit ka sjellë një mori reagimesh nga qytetarët, të cilët janë ndarë në mendime. Disa e kanë mbështetur ftesën e tij, ndërsa të tjerë kanë shprehur pakënaqësi.
Komentet kanë variuar nga urimet e ngrohta për grupin shqiptar, deri te kritikat për përfshirjen e Kurtit në këtë çështje, duke i kërkuar atij të fokusohet tek sigurimi i numrave për formimin e qeverisë së re.