Siguronte prostituta për biznesmenët e huaj, përfundon në burg ylli i muzikës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Siguronte prostituta për biznesmenët e huaj, përfundon në burg ylli i muzikës

    Insajderi
    14 August 2021 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i muzikës K-Pop ka përfunduar në pranga pas akuzave të shumta.

    Një gjykatë ushtarake në Korenë e Jugut ka dënuar me tre vite burg yllin e muzikës K-Pop, Seungri për krime që përfshijnë ofrimin e prostitutave për biznesmenët e huaj.

    Ministria e Mbrojtjes tha se ish -anëtari i bandës Big Bang gjithashtu u gjobit me 1.15 miliardë ëon apo 989,000 dollarë.

    Seungri, emri i vërtetë i të cilit është Lee Seung-hyun, u padit në janar të vitit 2020 me akuza të shumta, ndër të cilat edhe organizimin e shërbimeve të paligjshme seksuale për investitorët e biznesit nga Tajvani, Japonia dhe Hong Kongu në vitet 2015 dhe 2016.

    Ai u dënua edhe për përvetësim të fondeve nga një klub nate në Seul dhe shkeli ligjet që ndalojnë lojërat e fatit, duke vendosur baste me shuma të mëdha në kazino të huaja.

    Rasti u gjykua nga një Gjykatë Ushtarake për shkak se në mars të këtij viti ai u regjistrua në ushri, çka përbën detyrim për të rinjtë e Koresë së Jugut, e kërcënuar nga Koreja e Veriut.

    Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se Seungri doli në gjyq me një uniformë luftarake dhe tundi kokën në mënyrë të përsëritur ndërsa gjykatësi shpalli vendimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark