Një gjykatë italiane urdhëroi të shtunën ish-kryeministrin e vendit Silvio Berlusconi të dalë në gjyq për akuzat e ryshfetit ndaj personave që e kanë akuzuar për seks me femra të reja.
Berlusconi u shpall i pafajshëm në 2014 për akuzat e seksit me Karima El Mahroug, marokenia e njohur më mirë me pseudonimin Ruby Rubacuori, kur ajo ishte 17 vjeçe.
Më vonë prokurorët thanë se ishin paguar rreth 10 milionë euro për të korruptuar dëshmitarët e çështjes, nga të cilat vetë El Mahroug ka marrë 7 milionë.
Berlusconi mohon të ketë shkelur ligjin ndërsa gjyqi pritet të fillojë më 5 prill.