Simboli “smile’ ekziston në enët që datojnë rreth 4 mijë vjet më parë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Simboli “smile’ ekziston në enët që datojnë rreth 4 mijë vjet më parë

    Insajderi
    18 July 2017 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Origjina e simbolit “smiley” (buzëqeshja) nuk është dhe aq e re siç mendohej, pasi mund të datojë prej rreth 4000 vjet më parë, një konstatim që vjen nga zbulimi arkeologjik i enëve antike në Turqinë juglindore, njëra prej të cilave përmban në vete simbolin i cili sot është një nga më të përdorurit në internet, shkruan Anadolu Agency (AA).

    Rrënjët e simbolit të lartpërmendur besohet të jenë në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, ndërkohë që verzioni klasik i “smiley” me një prapavijë të verdhë është shfaqur në villimin e viteve të 70-ta.

    Sidoqoftë, zbulimi i fundit në Turqi, mund të çojë në ndryshimin e besimit për origjinën e simbolit, versione të të cilit janë përdorur shumë nëpër stripat e popullarizuar siç është The Watchmen.

    Ena me simbolin e vizatuar u zbulua gjatë gërmimeve shtatë vjetore në qarkun Karkamis të provincës Gaziantep, përgjatë kufirit me Sirinë, ndërkohë që ekspedita është udhëhequr nga Nicolo Marchetti, një profesor i arkeologjisë në universitetin Bologno në Itali.

    Marchetti the se ekipi i tij ka zbuluar një sërë objektesh të cilat i përkasin epokës Hitti, një civilizim dhe imperi antike e cila besohet të ketë jetuar në rajonin e Anadollit veri-qendror.

    “Kemi zbuluar një shumëllojshmëri të enëve. Më interesantja prej tyre është një tenxhere që i përket vitit 1700 para erës sonë, që përmban një imazh ‘smiley'”, tha Marchetti.

    Ena e zbuluar ka ngjyrë të bardhë me një dorëz të vogël dhe një fytyrë të buzëqeshur në të.

    “Ena është përdorur për të pirë shërbet (pije e ëmbël). Sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me smajlin më të vjetër në botë”, shtoi më tej ai.

    Arkeologu tha se imazhi mbi enën u zbulua kur ajo u bashkua nga mjeshtërit e restaurimit.

    Enët e zbuluara do të dërgohen në muzeun Arkeologjik të Gaziantepit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark