×
  • Sport
  • Sport

    Simeone refuzon Interin

    Insajderi
    14 March 2016 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Atletico Madridit nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra spanjolle, madje as për skuadrën ku kishte luajtur dy vite gjatë karrierës si futbollist, Interin.

    Tekniku argjentinas deklaroi së fundmi se lajmet e publikuara në lidhje me të ardhmen e tij tek zikaltrit janë thjesht në kuadrin e zërave spekulativë.

    Ai deklaroi se është shumë i lumtur te Atletiko Madrid me të cilin punon me të njëjtin entuziazëm si në ditën e parë.

    Për trajnerin argjentinas ishte interesuar edhe Roman Abramovich, presidenti i londinezëve të Chelseat, i cili duket se pas refuzimit të Simeones, ka vendosur t’i besojë skuadrën e tij italianit Conte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark