×
  • Sport
  • Sport

    Simeone: Torres nuk pati aspak faj

    Insajderi
    05 April 2016 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tekniku argjentinas në konferencën për shtyp u pyet në konferncën për shtyp pas ndeshjes rreth vendimit të referit se a është i mërzitur “me referin apo Torresin”, Simeone tha: “Me Torresin sigurisht se nuk jam i mërzitur”.

    Këto fjalë të Simeones tregojnë për zemërimin e tij ndaj gjyqtarit që e ndëshkoi dy herë sulmuesin spanjoll brenda pesë minutash.

    Simeone gjithashtu foli për ndeshjen e kthimit duke thënë që e pret një ndeshje të flaktë në ‘Vicente Calderon’.

    “Ne jemi shumë të mirë, e imagjinoj Vicente Calderonin duke eksploduar. Ne jemi ende gjallë”, deklaroi Simeone.

    Takimi i parë çerekfinal në mes të Barcelonës dhe Atletikos përfundoi me fitorën e vendasve 2-1. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark