Simptomat më të shpeshta të COVID-19 sipas hulumtimeve - Insajderi
×
LifeStyle

Simptomat më të shpeshta të COVID-19 sipas hulumtimeve

Insajderi
17 November 2020 - 14:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Simptomat e COVID-19 prekin pothuajse çdo pjesë të trupit, nga koka deri te këmbët. Por një studim i ri konfirmon hulumtimin e mëparshëm që tregonte se një nga simptomat më të zakonshme janë – ethet.

Në një studim të botuar në revistën “The Journal of Emergency Medicine”, shkencëtarët publikuan rezultatet e një studimi të simptomave te gati 12.000 njerëz të cilët u testuan për COVID-19 në Nju Jork.

Në atë grup, simptomat më të zakonshme që shoqëruan testin pozitiv për koronavirus ishin: temperatura – 74 për qind, vështirësi në frymëmarrje – 68 për qind, kollitja – 65 për qind.

Gjithashtu, një studim i fundit spanjoll te më shumë se 12.000 njerëz të shtruar në spital për shkak të koronavirusit tregoi se 86 për qind kanë ethe, 76 për qind kollitje dhe 60 për qind kanë vështirësi në frymëmarrje.

Një studim i mëparshëm i pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 në Kinë tregoi se 99 për qind kishin ethe, 70 për qind raportuan lodhje dhe 59 për qind kishin kollitje të thatë.

Mirëpo ethet janë një reagim i zakonshëm ndaj shumë viruseve sepse sistemi imunitar rrit temperaturën e trupit në përpjekje për ta mbrojtur veten dhe për ta shkatërruar “sulmuesin”, shkruan “Eat This, Not That”.

Sidoqoftë, fakti që nuk keni ethe nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk jeni të infektuar me koronavirus.

Disa infeksione mund të shoqërohen me një ethe të lehtë ose aspak. Përafërsisht 40 për qind e infeksioneve të koronavirusit nuk mund të prodhojnë kurrë simptoma, duke lejuar që njerëzit që nuk janë të vetëdijshëm se janë të sëmurë të transmetojnë koronavirusin pa dashje te të tjerët./Insajderi.org.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark