Mbase nuk arriti ta gjejë dashurinë e jetës në programin televiziv përpara të gjithë shqiptarëve, por padyshim që fati i ka buzëqeshur Sindi Locit pak muaj më vonë.
Sindi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku për herë të parë foli për djalin që i ka marr zemrën.
Madje ajo e quajti Princin e saj të kaltër “Një Mrekulli”
A je në një lidhje?
–Po, dhe jam shumë e dashuruar.
Na trego pak më tepër për këtë djalin, si jeni njohur, a ja u dinë prindërit?
–Jemi njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët, në një club. Më ra menjëherë në sy me xhentilesën e tij dhe sytë bojë-qielli. Në fillim nuk ja treguam miqve, u njohëm privatisht, pastaj e bëmë publike.
-Po familja?
–Ata e dinë. Unë e kam prezantuar me mamin dhe motrat e mia, ndërsa ai më ka prezantuar me motrën e tij.
Nga është fatlum?
–Nga Prishtina.