Pas daljes nga ‘Përputhen’, Sindi nisi një lidhje dashurie me një djalë të panjohur nga publiku. Ajo tregoi se partneri e bënte të ndihej në paqe dhe se ai humbiste në sytë e saj sa herë që flisnin.
Mirëpo, duket se lidhja e tyre nuk ka zgjatur shumë, pasi kudo në rrjet po përflitet se janë ndarë.
Shkak i këtyre aludimeve janë bërë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre.
Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, e cila tregon se ndihet e zhgënjyer.
“Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim.
Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.