Federata Sindikale e Bujqve ka ftuar të gjithë bujqit e Kosovës që t’i bashkohen protestës së nesermë të organizuara nga tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë ka thënë se themelimi eventual i Komunës së Prilluzhës do të rrezikonte shumë e shumë hektarë të tokës pjellore në atë pjesë.
“Për më tepër, nëse lejohet themelimi i “Zajednicës”, bujqësia jonë do të dëmtohej shumë, meqë Serbia përmes “Zajednicës” do të kontrollonte liqenin e Ujmanit, që është burimi kryesor i ujit edhe për ujitje” thuhet në një njoftim për media të kësaj federate./Insajderi.com