×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sindikata e RTK-së: Të shkarkohet urgjentisht drejtori i Radios, Arsim Halili

    Insajderi
    14 May 2024 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Pavarur e RTK-së ka kërkuar që të shkarkohet drejtori i Radios Arsim Halili, shkruan Insajderi.

    Në reagimin e tyre, thuhet se ky shkarkimi po kërkohet në mënyrë që t’i hapet rrugë një hetimi të gjerë e të papenguar të pasojave nga veprimet e tij.

    “Pas një vale denoncimesh të bëra nga punonjëset e RTK-së ndaj drejtorit te Radios, Arsim Halili,  Sindikata e Pavarur e RTK-së kërkon nga Bordi i RTK-së shkarkimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në njoftim.

    Pjesë nga reagimi:

    Akuzat e ngritura nga udhëheqësja e zyrës ligjore, Zana Spahiu, udhëheqësja tani më e dorëhequr e Administratës, Arta Bajrami, si dhe gazetarja Behare Bajraktari për:

    – Dhunë verbale, 

    – Presion, 

    – Ndërhyrje në punën e komisionit diciplinor si rezultat i së cilës ka ardhur deri te dorëheqja e — kryetares Zana Spahiu,

    – Qortime me ngritje zëri dhe rrahje tavoline etj.,

    janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe kërkojnë veprim të menjëhershëm.

    Shkarkimi do t’i hapte rrugë një hetimi të detajuar të pasojave të shkaktuara nga veprimet e  Arsim Halilit, hetim i cili do të duhej të bëhej nga një komision i pavarur dhe profesional.

    Është më se e nevojshme të veprohet urgjentisht, në të kundërtën, dhuna verbale ndaj grave si dhe ndërhyrjet në organet të cilat do të duhej të jenë të pavarura në punën e tyre sic është rasti i ndërhyrjes brutale në komisionin diciplinor, do të bëhen normë.

    Më poshtë i gjeni disa prej akuzave të punonjseve të RTK-së ndaj drejtorit, Arsim Halili:

    Arsim Halili-Arta Bajramit: “Ajo është moderatore e mirë, duhet gjetë mënyra për me i eksploatu më shumë këta punëtorë”- 

    Zana Spahiu: “Konkretisht, ju njoftoj se deri në tetor të vitit 2023 kam qenë Kryesuese e Komisionit Disiplinor të RTK-së, dhe si rezultat i presionit të drejtpërdrejtë që z. Halili ushtronte ndaj Komisionit Disiplinor dhe për ta ruajtur integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë, kam paraqitur dorëheqje.”

    Behare Bajraktarit: “Qe prej se punoj në RTK ky është një prej terroreve më të mëdha ndaj meje si gazetare, duke më kërcënuar dhe shantazhuar në këtë formë dhe formave të tjera”.

    Arta Bajrami:“Ky presion sistematik i cili ka marrë përmasa personale, më ka shkaktuar jo vetëm pengesa në mbarëvajtjen e punëve, por edhe probleme shëndetësore.”.

    Arsim Halili – Behare Bajraktarit: “Ti e di cka jam ne gjendje me be”.

    Arta Bajrami: “Une vazhdoj te jem e shqetësuar me faktin se një numër aq i madh i dokumenteve me informata të ndjeshme personale është përcjellë në formën elektronike.

    Arsim Halili – Arta Bajramit: “Unë nuk mund të bashkëpunoj me njerëz që nuk pajtohen me mua”.

    Zana Spahiu: “Në takimin e fundit i njëjti për procedimin e po të njejtit rast, pas kalimit të suspendimit ( i njëjti ishte suspenduar nga komisioni i ankesave edhe pse ankesa e palës në procedurë nuk mundet ta rëndojë situatën e tij juridike, neni 132 parag 6 i Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative), në prezencën time thëret vartësit e mij në telefon për këshilla ligjorë, kështu duke tentuar ta ulë autoritetin tim karshi tyre, ushtron presion psikologjik në vendin e punës, me ngritje të zërit, përplasje të tavolinës, dhe me elemente të dhunës verbale, duke kërku të jap dorëheqje meqë mendimet e mija profesionale nuk i përmbushim kërkesat e tij.

    Zana Spahiu: “Jo më larg se dje, në mbledhjen e menaxhmentit kërkon përsëri të jap llogari për shqiptimin e masës displinore për rastin më lartë, duke ngrit zërin në kërkim të llogaridhënjës!”.

    .

    Arta Bajrami: “Arsim Halili duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm ka autorizuar me përgjegjësi të cilat nuk janë as në katalogun e vendeve të punës një kolegë në Radio i cili është me kualifikim të mesëm akademik. Ky autorizim është bërë për pozitën e udhëheqësit të Produksionit, njëra ndër pozitat më të rëndësishme në RTK-Radio”.

    Përvec shkarkimit të drejtorit Halili, SPRTK kërkon nga Bordi që ta krijojë mundësinë e rikthimit të Arta Bajramit në RTK, si dhe të Zana Spahiut në krye të komisionit diciplinor. 

    Me respekt,

    Kryesia e SPRTK-së

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark