Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka zbuluar emrat që do dëshironte të shkonin në finale.
Ajo po ashtu ka theksuar se këtë vit “duhet të fitojë një grua”, pasi që sipas saj, në asnjë edicion nuk ka pasur gra me më shumë zë sesa këtë vit.
“Unë kam dëshirë me fitu një femër, dëshira ime personale, për me shku në finale çka mendoj dhe dua është me shku Drenusha, Gresa, Xheneta Sara dhe Vullneti. Vullnetin pë shti në këtë kalibër për arsyen e vetme jo që se meriton por për arsye se është një ndër meshkujt që ka mbrojtë femrat”, u shpreh Drenusha.
Sonte mbahet spektakli i radhës ‘Prime’, ndërsa zgjidhen edhe finalistët e këtij edicioni.