Sipas IOM-it, UÇK kishte 24 mijë të rekrutuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas IOM-it, UÇK kishte 24 mijë të rekrutuar

    Insajderi
    02 June 2016 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista prej 46.230 personave të cilët figurojnë në raportin e komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së, del të jetë gati dyfish më e madhe se sa numri i luftëtarëve që UÇK ka pasur në fund të luftës, në vitin 1999.

    Drejtuesi i organizatës joqeveritare FOL, Petrit Zogaj, ka publikuar një punim shkencor në të cilin thuhet se numri i të rekrutuarve në UCK në vitin 1999 ka qenë 24.577.

    Ky numër është dhënë bazuar në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), që pas luftës në Kosovë ishte angazhuar në një numër të madh projektesh e hulumtimesh.

    VVETTTT

    Hulumtimi shkencor ku sqarohet mobilizimi dhe strategjia e rekrutimit të UCK-së ka shërbyer si temë masteri në universitetin e njohur amerikan, Yale. Autorja e hulumtimit është ish-këshilltarja e presidentes Atifete Jahjaga, Garentina Kraja.

    Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar raportin e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit te UÇK së.

    Vetë kryeministri Isa Mustafa tha se numri prej mbi 46 mijë veteranësh ka tejkaluar cdo pritje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark