Një nga informacionet e para që mësuam për koronavirusin ishte se ky i fundit nuk mund t’i prekte kafshët.
Por, sipas një studimi të fundit në Kinë, rezulton që macet mund të bëhen mbartëse të Covid-19.
Dy nga pesë macet që morën pjesë në eksperiment shfaqën simptoma në sistemin respirator.
Përgjithësisht, ato mund ta transmetojnë virusin tek lloji i tyre, megjithatë macet e shtëpisë nuk rrezikojnë shumë në këtë zinxhir transmetimi.
Nga ana tjetër, qentë nuk mund të preken nga Covid-19. E njëjta gjë vlen edhe për derrat, pulat dhe rosat, organizmi i të cilëve nuk lejon infektimin nga ky virus.