×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Siri: Lejohet ndihma humanitare në territoret e rrethuara

    Insajderi
    17 February 2016 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombet e Bashkuara kanë thënë se qeveria e Sirisë është pajtuar për të lejuar qasje për ndihma humanitare në 7 zona të rrethuara në këtë vend.

    “Agjencitë humantare dhe partnerët po përgatisin konvoje për këto hapësira, për tu nisur sa më shpejt që është e mundshme gjatë ditëve të ardhshme”, tha mbrëmë vonë, Vanessa Huguenin, nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

    Damasku ka dhënë leje për konvojet humanitare, pasi i dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, e vizitoi këtë vend para dy ditësh./evropaelirë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark