Siri: Sulmet ruse dëbojnë ISIS-in nga qendra e qytetit Palmira – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Siri: Sulmet ruse dëbojnë ISIS-in nga qendra e qytetit Palmira

    Insajderi
    11 December 2016 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore të Rusisë i kanë detyruar luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) që të tërhiqen nga qendra e qytetit Palmira.

    Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar se militantët tash po luftojnë në periferi të qytetit, pasi mbrëmë vonë kishin depërtuar në qendër të qytetit.

    “Gjatë natës, trupat e qeverisë së Sirisë i kanë kthyer të gjitha sulmet terroriste në Palmira, me mbështetje aktive të forcës ajrore ruse”, ka thënë Ministria e mbrojtjes e Rusisë.

    Ushtria ruse i ka ndërmarrë 64 sulme ajrore gjatë operacionit, me ç’rast janë vrarë më se 300 militantë, ka thënë Ministria e mbrojtjes e Rusisë, shkruan rel.

    Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka mbajtur qytetin Palmira, mbetjet antike të të cilit janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, prej majit të vitit 2015 e deri në mars të këtij viti, kur u detyrua të zmbrapset nga ky qytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark