Sislej Xhafa prezanton Kosovën në Bienalen e Venedikut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sislej Xhafa prezanton Kosovën në Bienalen e Venedikut

    Insajderi
    23 December 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka pranuar një letër nga drejtori i Bordit të Bienales së Venedikut, Paolo Baratta, përmes të cilës aprovohet kërkesa e ministrit që Kosova të jetë e pranishme në Edicionin e 57-të Bienales së Venedikut, që do të mbahet nga muaji maj deri në nëntor të 2017-tës.

    Artisti i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emri i afirmuar në skenën botërore të artit, Sislej Xhafa, ndërsa kuratore do të jetë Drejtoresha e Galerisë së Kombëtare të Arteve, Arta Agani, njofton ministria përmes një komunikate për media.

    Ndërkaq, Komisioner i Pavijonit të Republikës së Kosovës, në edicionin e 57-të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut, është caktuar Valon Ibraj, si përfaqësues zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë përsipër shpenzimet për realizimin e këtij projekti, duke ndarë 150 mijë euro, përfshirë këtu edhe koordinimin e donacioneve të mundshme.

    Ministri Shala e vlerëson si tejet të rëndësishme prezantimin e Kosovës në këtë ngjarje.

    “Bienalja e Venedikut është një nga ngjarjet më të mëdha të artit në botë dhe prezantimi i vendit tonë në këtë organizim kulturor është një rast për promovimin e artistëve tanë dhe në njohjen e skenës sonë kulturore dhe ngritjen e mëtejme të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark