Situata e rëndë në veri, Presidentja Osmani reagon pas disa orëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Situata e rëndë në veri, Presidentja Osmani reagon pas disa orëve

    Insajderi
    13 October 2021 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për aksionin e sotëm të policisë kundër kontrabandës për të cilin ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme.

    Osmani poashtu ka thënë se krimi s’ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar.

    “Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e kampromis.Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorrën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës.Krimi s’ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është duke në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së”, ka shkruar presidentja Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark