×
  • Lajme
  • Insajderi

    Situata me komunat në Veri, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje

    Insajderi
    28 May 2023 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka njoftuar opinionin për mbledhjen e mbajtur pasditen e së dielës ku temë diskutimi ishte situata e krijuar në Veri.

    Ai ka deklaruar se në këtë mbledhje është diskutuar “edhe për procesin zgjedhor për komunat në veri të vendit…”

    Rama ka deklaruar se kryetarëve Vetëvendosja “u uroi punë të mbarë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”.

    Sipas tij, në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështjet politike në vend dhe ato organizative brenda organizatës.

    Kujtojmë se kryetarët e komunave veriore janë ftuar për një takim nga ambasadori amerikan nesër në mëngjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark