Insajderi
Lajme

Situata në shëndetësi, Kadrijaj-Vitisë: Po bëni propagandë

Insajderi
10 April 2026 - 13:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Situata në shëndetësi, Kadrijaj-Vitisë: Po bëni propagandë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e Kuvendit ka pasur kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia duke thënë se pacientët po përballen me lista të gjata pritjeje për trajtim, ndërsa situata bëhet edhe më e rënduar në repartet emergjente

Sipas saj, ministri Vitia po bën propagandë.

“Besoj sot krejt qytetarët e Kosovës kanë me qenë të kënaqur qysh e pasni bërë shëndetësinë. Dhe po bën propagandë, po bën propagandë me i çu në spitalet private. Me i çu te Olive, o ministër. Atje ku keni investu ju, atje ku i keni marrë rrogat e mëdha, atje ku keni punsuar gruan.  Bile bile, se nuk doja me u lëshu personal, ky ministër, krejt ato klinika që i ka rivale, inspektoratin shëndetësor e çon me i sulmu edhe me i mbyllë për shkak me i dhënë përparësi Olive-s tuaj. Kjo është fakt, kjo është e vërtetë”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark