×
  • Lajme
  • Insajderi

    Situata në Veri, FSK-ja anulon një aktivitet të saj

    Insajderi
    30 May 2023 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që të anulohet aktiviteti i paraparë për të martën në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

    “Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, bëhet e ditur në njoftim.

    Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e sivjetme. Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.

    Kosova është nikoqire e “Defender Europe 23”, ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në të cilin po marrin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa. Ka nisur më 22 maj e pritet të zgjasë deri më 2 qershor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark