×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Situata në veri – Kryeministri maqedonas: Të gjitha marrëveshjet duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike

    Insajderi
    01 June 2023 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, ka bërë thirrje për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës.

    Ai ka thënë se të githa mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike, derisa ka theksuar se paqja në Kosovë është paqe për Ballkanin Perëndimor.

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka folur në margjinat e samitit të liderëve evropian në Moldavi.

    “Ne kemi një qëndrim shumë të qartë se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike sepse paqja në Kosovë është paqe edhe për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se koha e konflikteve është shumë prapa nesh. Pra, zbatimi i marrëveshjeve tashmë të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi i planit të zbatimit duhet të jetë imperativ për politikanët nga të dyja vendet, ne bëjmë thirrje për de-eskalim dhe për vazhdimin e komunikimit midis dy vendeve me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark