Tensionet e fundit mes Policisë së Kosovës dhe grupeve kriminale në veri të Kosovës kanë shfaqur luhatje se sigurisë në vend.
Veprimet e pa analizuara mirë të Policisë për aksionet e tilla sikur rasti i fundit në veri të Mitrovicës mund të përsërisin skenat dhe të eskaloj situata në masën e njëjtë siç kishte ndodhur në Mars të vitit 2004.
Kështu ka thënë për Gazetën Insajderi, analisti i sigurisë në vend Drizan Shala.
Ai thotë se është krijuar një model nga ana e grupeve kriminale serbe ku në çdo aksion që po ndërmerr policia, përpiqen ti ndalojnë në mënyra të dhunshme
“veprojnë duke bllokuar dhe penguar policin deri në përdorim të mjeteve luftarake si në rastin e fundit ( me granat dore )”.
“Pra nëse qeveria merr veprime pa u analizuar mirë rrethanat e sigurisë dhe rrezikshmërisë atëherë veprimet kriminale të grupeve të orkestruar dhe monitoruar / financuar nga Beograd munden me u eskalu në një mase siç ishin ato të Mars 2004”, ka thënë Shala.
Shala më tutje thotë se policia duhet të vepron në çdo vend për të luftuar dukurit e krimit.
“Polica e Kosovës duhet të veproje në çdo pjese të territorit të saj duke luftuar dukurit kriminale pavarësisht se kush qëndron mbrapa tyre qoftë nga politika qoftë edhe nga shteti serb”, tha ai.
Aksioni i mërkurës të Policisë së Kosovës në nivel vendi, përfshirë edhe komunat në veri për luftimin e kontrabandës u përcjell me shumë bujë, duke ngritur reagime nga i gjithë spektri politik dhe diplomatik në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.
Në aksionin e madh të Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave dhe evazionit fiskal, u lënduan dhjetë policë të Njësive Speciale të Kosovës, dhjetë protestues teksa tetë persona u arrestuan dhe u shoqëruan në stacione policore.