×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Situatë e vështirë epidemiologjike në Serbi, kanë vdekur 65 njerëz

    Insajderi
    30 November 2020 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, Shtabi i Krizave në Serbi sot duhet të paraqesë masa të reja.

    Më herët, presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se janë të mundura mbylljet shtesë, veçanërisht në sektorët e hotelierisë dhe turizmit, por se, nëse kjo ndodh, “shteti do të ndihmojë atë pjesë të ekonomisë”.

    Dhe një nga masat që u miratua më herët, dhe është në fuqi sot, është kalimi në mësimdhënie online për një pjesë të nxënësve në këtë vend.

    Sipas të dhënave të fundit, 6.179 njerëz tjerë janë infektuar me koronavirus ndërsa 65 vdiqën si pasoj e këtij infeksioni./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark