“S’jam mirë”, 59 vjeçari vdiq pak pasi doli nga dentisti në Devoll - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “S’jam mirë”, 59 vjeçari vdiq pak pasi doli nga dentisti në Devoll

    Insajderi
    19 August 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmë në Devoll, ku një 59-vjeçar vdiq sapo doli nga një klinikë dentare.

    Burime nga hetimet për A2Cnn bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm.

    Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë: “S’jam mirë”.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt.

    Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.

    Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark