×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “S’ka babë, ka Albin Kurt”, militantja e VV-së siguron vendin si mësuese në Gjilan

    Insajderi
    14 September 2023 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjilanit po vazhdon me punësimet partiake. Komuna që udhëhiqet nga LVV që nga ardhja në pushtet e Alban Hysenit u përmend për keqpërdorime të shumta. Së fundmi një konkurs për mësimdhënëse i ka hapur rrugë punësimit të militantes se flakët të kësaj partie.

    Flora Muji Qarolli është punësuar si mësimdhënëse në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër.

    Në rezultatet e publikuara dje në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit figuron edhe emri i Flora Muji Qarolli.

    Gazeta Insajderi ka marrë vesh se e njëjta është militante e LVV-së.

    Këtë e shpreh hapur edhe në postimet e saj në “Facebook”.

    Madje adhurimin ndaj Kurtit Muja Qarolli e shprehu edhe në këtë formë: “S’ka babë, ka Albin Kurt”, kishte shkruar ajo në ”Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark