×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shefja e kabinetit të Alban Hysenit punëson motrën në Komunë

    Insajderi
    16 August 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ajsun Abdullahu- Sadiku, shefe e kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni ka punësuar motrën në Komunë. Gazeta Insajderi ka marrë vesh se motra e saj, Ajsel Abdullahu, është punësuar në Drejtorinë për Kadastër.

    Gazeta Insajderi

    Ajsel Abdullahu ka nisur punë në Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë – Gjilan këtë muaj. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në ‘Facebook’.

    Abudllahu është ‘rehatuar’ në pozitën zyrtare ligjore.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se e njëjta është motra e shefes se kabinetit të Hysenit, Ajsun Abdullahu Sadiku.

    Afërsinë familjare me shefen e Hysenit e vërteton edhe një shkrim e saj për motrën e vetë që e ka publikuar në rrjete sociale.

    Lidhur me punësimin në fjalë Gazeta Insajderi ka pyetur edhe drejtorinë për Kadastër, Gjeodozi dhe Pronë, Bekim Salihu i cili nuk ka pranuar të deklarohet.

    “Pyetjet ju lutem drejtoni të personelit që merret me punësime”, tha ai shkurt për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark