Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani lidhur me meritat që ia dha vetës për largimin e tërësishëm të masave të BE’së ndaj Kosovës.
Bajqinovci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se Osmani s’ka kurrfarë kontributi në heqjen e masave.
Madje, ka thënë se ishte në të njëjtën linjë me Miroslav Lajçak.
“Presidentja jo vetëm që nuk ka kontribuar në heqjen e masave, por ka qenë në të njëjtën linjë me Lajçakun, pra për tërheqje nga veriu. Nëse nuk ka harruar, Presidentja pastrimin e strukturave kriminale e quante “bixhoz”. Ky është kontributi i saj në lidhje me masat!”, ka thënë Bajqinovci. /Insajderi.org/