×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    S’ka kuorum në Kuvend, dështon votimi i nëntë marrëveshje ndërkombëtare

    Insajderi
    15 February 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të vendosur në votim nëntë marrëveshje ndërkombëtare.

    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur se pikat e rendit të ditës do të barten në seancat e radhës, më tej ai u shpreh se nuk janë të pranishëm 80 deputetë në Kuvend.

    Themelimi i organit përzgjedhës të pavarur për përzgjedhjen e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit ka dështuar për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme, i njëjti njoftoi se kjo pikë e rendit të ditës mbetet për t’u shqyrtuar në një nga seancat e ardhshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark