
Disa shqiptarë kanë tentuar të futen në Angli me avion privat. Tentativa e tyre dështoi pasi u kapën nga autoritetet vendase.
Piloti Richard Styles u shpall i pafajshëm nga gjykata në Northampton, Mbretërinë e Bashkuar, pasi u ndalua në një pistë fluturimi me disa emigrantë të paligjshëm (shqiptarë). Northantslive raporton se piloti kishte në avionin e tij privat disa emigrantë të paligjshëm të cilët i kishte marrë në Belgjikë. Në avion ai kishte tre burra dhe një grua shqiptare, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64-vjeç. Shqptarët janë ndaluar nën autoritetin e imigracionit.
Styles u ndalua gjatë operacionit të drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit. 52-vjeçari u arrestua në aeroportin Deenethorpe pranë Corby në Northamptonshire.