×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    S’ka vend te Milani, Krunic kalon në Turqi

    Insajderi
    12 January 2024 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rade Krunic do të bëhet në orët në vijim lojtari i ri i Fenerbahçes, duke mbyllur kështu aventurën e tij te Milani që nisi në verën e vitit 2019.

    Mesfushori boshnjak kalon në Turqi për 5 milionë euro, plus bonuse. Në fanellën e kuqezinjve, ish-lojtari i Empolit bëri 139 paraqitje, në të cilat shënoi tre gola dhe fitoi një “Scudetto” në sezonin 2021-2022.

    Ndeshja e fundit zyrtare e Krunicit me Milanin daton më 28 nëntor kundër Borussias së Dortmundin, në Champions League. Që nga ajo ditë, boshnjaku nuk ka zbritur më kurrë në fushë.

    Stefano Pioli pak ditë më parë foli kështu për ish-lojtarin e Empolit në një konferencë për shtypin:

    “Realiteti është se për momentin është më mirë, për të dhe për ne, që ai të kërkojë një ekip tjetër. Zgjedhjen e bëra unë, sepse pashë që performanca e tij nuk ishte si më parë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark