×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandal brenda Policisë: Suspendohet nga puna rreshteri që rrahu zyrtaren policore

    Insajderi
    16 May 2022 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një skandal ka ndodhur brenda Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione se një zyrtar policor ka kryer veprën penale të kanosjes dhe të lëndimit të rëndë trupor.

    Sipas IPK-së besohet se zyrtari policor me gradën rreshter jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në dy veprat penale.

    Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

    Ndaj rreshterit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë më dyshimin se ka kryer veprat e lartcekura penale dhe është suspenduar nga puna.

    Ky është njoftimi i plotë:

    IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe kanosje

    Prishtinë/Pejë , 16 Maj 2022

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

    Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

    Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

    Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark