
Një video nga performanca e yllit botëror të muzikës pop, Dua Lipa, në Los Angeles, ka tronditur publikun dhe ka ndezur reagime të forta në rrjetet sociale.
Pamjet, të cilat u bënë virale në pak orë, tregojnë këngëtaren teksa afrohet pranë publikut për të përshëndetur dhe për të bërë foto me fansat, por një burrë përfiton nga momenti dhe e prek atë në mënyrë të papërshtatshme, transmeton Indeksonline.
“Faleminderit që jeni këtu,” dëgjohet Dua teksa përqafoi burrin, por videoja tregon qartë se ai fillimisht i vendos dorën në shpinë, e më pas e lëviz më poshtë – në vithe.
Rojet e sigurisë reaguan menjëherë, duke ia larguar dorën dhe duke e mbrojtur këngëtaren.
Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në rrjetet sociale. Vajza që publikoi videon në platformën X (ish-Twitter) shkroi:
“Kjo më acaron shumë… Dua po përpiqet t’u afrohet fansave të saj dhe disa njerëz e keqpërdorin këtë në mënyrën më të ulët të mundshme. I urrej njerëz të tillë.”
Rasti ka hapur sërish debatin për mungesën e respektit ndaj kufijve personalë të artistëve, sidomos gjatë ngjarjeve publike.
this makes me feel sick to my stomach… dua tryna be closer to fans and people taking it to weird levels… i hate people pic.twitter.com/2OQdaSvyR7
— sam 🌊 (@tkowdeluxe) October 5, 2025