Insajderi
Sport

Skandal i madh në Itali: Ylli i Interit po hetohet për prostitucion me fëmijë

Insajderi
30 June 2026 - 21:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandal i madh në Itali: Ylli i Interit po hetohet për prostitucion me fëmijë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një skandal i ri i madh po trondit futbollin italian, ndërsa vëmendja është përqendruar te ylli i Interit, Alessandro Bastoni, i cili është nën hetim për një rast të dyshuar që lidhet me prostitucionin e të miturve.

Lojtari i Interit, i cili kujtohet edhe për kartonin e kuq që mori në Zenicë në finalen e play-off-it mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Italisë, ka marrë sot një njoftim për nisjen e hetimeve.

Lajmi është publikuar nga gazeta prestigjioze italiane Gazzetta dello Sport, e cila raporton se Bastoni do të merret në pyetje së shpejti. 

Ai dyshohet se ka pasur një lidhje me një vajzë 17-vjeçare, në kuadër të një hetimi të gjerë për një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve në zonën e Milanos.

Prokuroria lokale po heton akuzat për organizimin e këtij rrjeti, ndërsa Bastoni, vlera e të cilit në treg vlerësohet rreth 65 milionë euro dhe i cili deri vonë ishte një nga objektivat kryesorë të Barcelonës, dyshohet se ka përdorur shërbimet e këtij rrjeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark