Një ngjarje që po e bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale ka tronditur futbollin brazilian. Një lojtar u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, ndërsa reagimi i tij pas ndeshjes ishte i fortë, duke pretenduar hapur se takimi ishte i manipuluar dhe i kurdisur.
Protagonist negativ i këtij episodi ishte Luan Candido, i cili u skuq në duelin mes Vitorias dhe Palmeirasit, sfidë që përfundoi me rezultatin e thellë 4:0 për ekipin mysafir, siç shkruajnë mediat braziliane e përcjell “Gazeta Express”.
Pas disa vendimeve që skuadra vendëse i konsideroi si kontroverse, Candido bëri një gjest me duar për të namatur se referi po e vendoste lojën dhe se ndeshja mund të jetë e manipuluar. Për këtë veprim, arbitri kryesor u thirr nga dhoma e VAR-it për ta rishikuar rastin dhe vendosi ta ndëshkojë futbollistin e Vitorias me karton të kuq të drejtpërdrejtë.
I ndëshkuar, Candido reagoi me ironi duke e duartrokitur referin, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes shpërtheu ashpër ndaj gjykimit me deklaratën e tij: “Ndeshja ishte e manipuluar. Nuk mund ta pranoj një vendim të tillë. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi.”
Kjo deklaratë ka ndezur polemika të mëdha në gjithë Brazilin. Nga ana tjetër, drejtuesit e referimit e kanë mbrojtur vendimin e gjyqtarit, duke theksuar se ai është marrë në përputhje të plotë me rregulloren e re të FIFA-s dhe IFAB-it. Pas këtij gjesti dhe deklaratave të tilla, Candido tashmë pritet të përballet me një dënim mjaft të rëndë nga organet disiplinore të futbollit brazilian.
Polémique au Brésil : Luan Cândido (joueur du Vitoria) a été EXPULSÉ contre Palmeiras pour avoir fait un geste symbolisant un vol de l’arbitrage ! 🇧🇷😬 pic.twitter.com/PAnYttCRqa
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) July 30, 2026