Insajderi
Insporti

Skandal në Francë: Prezantuesja pezullohet pas komenteve të ashpra ndaj Jeremy Dokut

Insajderi
22 June 2026 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandal në Francë: Prezantuesja pezullohet pas komenteve të ashpra ndaj Jeremy Dokut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prezantuesja franceze France Pierron është pezulluar përkohësisht nga televizioni sportiv L’Équipe, pasi komentet e saj për futbollistin belg Jeremy Doku gjatë Kupës së Botës shkaktuan reagime të forta dhe polemika të shumta.

Ngjarja nisi pasi ylli i Belgjikës dhe Manchester Cityt bëri të ditur se mund të largohet përkohësisht nga grumbullimi i kombëtares për të qenë pranë bashkëshortes së tij gjatë lindjes së fëmijës së tyre të parë. Doku ka theksuar se ardhja në jetë e djalit të tij është një nga momentet më të rëndësishme të jetës, megjithëse mbetet i vetëdijshëm për përgjegjësitë që ka ndaj kombëtares belge.

Gjatë emisionit “L’Équipe de Choc”, Pierron e cilësoi të papranueshme mundësinë që Doku të mungonte në një ndeshje të Botërorit për të qenë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij. Ajo deklaroi se roli i babait në atë moment është i parëndësishëm, komente që shkaktuan menjëherë zemërim të madh.

Deklaratat e saj u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku u kritikuan ashpër nga tifozë, gazetarë dhe figura publike. Përballë valës së reagimeve, Pierron kërkoi falje publike për fjalët e saj.

“Po shprehja një mendim personal në kuadër të një debati. E kuptoj që fjalët e mia mund të kenë shqetësuar ose lënduar disa njerëz dhe kërkoj ndjesë për këtë. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të minimizoj rolin e babait pranë partneres dhe fëmijës së tij”, shkroi ajo.

Sipas raportimeve në Francë, drejtuesit e L’Équipe vendosën ta largojnë përkohësisht nga ekrani, ndërsa brenda redaksisë është shprehur pakënaqësi për mënyrën se si është menaxhuar e gjithë situata.

Në një deklaratë zyrtare, L’Équipe u distancua nga komentet e prezantueses dhe kërkoi falje ndaj Jeremy Dokut dhe tifozëve të futbollit.

“Deklaratat e bëra në emision janë larg vlerave të grupit tonë. Kërkojmë falje ndaj lojtarit dhe të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar”, thuhej në reagimin e mediumit francez.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark