Insajderi
Lajme

Skandal në një emision televiziv- shfaqet harta ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë

Insajderi
13 July 2026 - 22:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandal në një emision televiziv- shfaqet harta ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një hartë e madhe e Evropës dhe Azisë u paraqit në mes të emisionit që transmetohet në Tëvë1, këtë të hënë.

Afër saj, Ilir Kulla, që “analizon” të gjitha zhvillimet gjeopolitike në rajon, Evropë, Azi e botë, u çua në këmbë të shpjegojë lidhjet e Turqisë me vende të ndryshme të rajonit, në dritë të Samitit të NATO-s.

Ai mbërriti deri te Sazani i Shqipërisë, duke folur pa e parë hartën skandaloze. Në të nuk figuron askund Kosova. Aty, Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë.



Asnjë reagim nuk pati as nga drejtuesi i emisionit, Mehmet Kalisi, i cili qëllon të jetë edhe drejtor i këtij televizioni privat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark