×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Skandali 2 milionësh – 340 mijë euro transferohen në kompaninë turke

    Insajderi
    23 October 2020 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas transferimit ilegal të 2 milionë e 77 mijë eurove nga Thesari i Shtetit në llogarinë e kompanisë private LDA Group SH.P.K më 9 tetor, një shumë prej mbi 1 milionë e 300 mijë eurove është procesuar në 17 xhirollogari të tjera.

    261 mijë euro të tjera janë tërhequr në banka nga pronarët e LDA Group Sh.P.K: Valon dhe Kadri Shala.

    Rreth 400 mijë të tjera dyshohet se janë bllokuar në xhirollogaritë e kompanisë, në të cilën u realizuan katër pagesa ilegale në emër të Ministrisë së Infrastrukturës, raporton Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka zbuluar se skema e vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit implikon edhe njerëz të lidhur me politikën, një kompani të huaj me bazë në Turqi dhe biznesmenë të tjerë të profilit jo të lartë.

    Brenda ditëve të para pas ndërmarrjes ilegale nga Thesari i Shtetit, shumica e mjeteve janë transferuar nga LDA Group SH.P.K në llogaritë e 13 kompanive të tjera private dhe 4 personave fizikë.

    Transaksionet të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, dëshmojnë se 340 mijë euro janë transferuar nga llogaria e kompanisë LDA Group SH.P.K në adresë të kompanisë turke, “Vekoç Makina Insaat”.

    Janë kryer dy transaksione: njëra në vlerë prej 215 mijë eurove dhe një tjetër në vlerë prej 125 mijë eurove.

    “Vekoç Makine – Vekoç Makina Insaat” është një kompani e regjistruar në Tuzla, një lagje e cila ndodhet në kufirin lindor të Stambollit.

    Pronari i kësaj kompanie, e cila merret me aktivitetet e përpunimit dhe prodhimit të betonit, rezulton të jetë Vehbi Koç.

    Biznesmeni Koç besohet të ketë lidhje me Kadri dhe Valon Shalën, pronarët e LDA GroupSh.P.K të cilët dyshohet se pas transferimit ilegal të mjeteve janë arratisur në drejtim të Turqisë.

    Hulumtimin e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark