×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Skandali 2 milionësh – shuma që kaloi në kompaninë e vëllaut të këshilltarit të Pal Lekaj

    Insajderi
    23 October 2020 - 21:57

    Hulumtimi Gazetës Insajderi, nxjerrë në pah skemën e zhdukjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

    Dy milionë e 77 mijë euro kishin kaluar nga Thesari i Shtetit përmes katër transaksioneve në llogarinë e kompanisë privat me bazë në Drenas, LDA Grup SHP, me pronarë Kadri e Valon Shala.

    Vjedhja nga thesari ka ndodhur në kohën e pauzës së 9 tetorit dhjetë ditë para se të bëhej publik skandali.

    Transaksioni ilegal është kryer nga Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Shtetitsipas prokurorisë së shtetit krejt ky proces ka ndodhur brenda 8 minutave.

    Gruda ndodhet në paraburgim kurse Kadri e Valon Shala në arrati.

    Gazeta Insajderi ka zbuluar se pjesa më e madhe e parave apo 1 milionë e 300 mijë euro, nga llogaria e LDA grupit janë shpërndarë në 17 xhirollogari tjera.

    Një emër tjetër tregtar i lidhur me njerëz të politikës, e që implikohet në skemën e vjedhjes nga Thesari, është “KREATIV” Sh.P.K.. Kjo ndërmarrje private që është pronë e Astrit Zejnajt, vëllait të Argjend Zejnajt, anëtarit të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar një shumë prej 21.566 euro 

    Gjatë Qeverisë Haradinaj (2016-2019), Argjend Zejnaj shërbeu si shef i Kabinetit të Pal Lekajt, ish-ministrit të Infrastrukturës. Pikërisht nga linja buxhetore e kësaj ministrie u tërhoqën paratë, të cilat më pastaj u përdorën për kryerjen e pagesave ilegale nga Thesari i Shtetit për kompaninë “LDA Group”.

    “KREATIV” Sh.P.K. është e regjistruar në Prishtinë në vitin 2016. Sipas regjistrit të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, drejtor i saj figuron Astrit Zejnaj, ndërkaq aksione në kompani zotëron edhe Arjeta Selmanaj.

    Insajderi ka kontaktuar me ish-këshilltarin Zejnaj i cili ka pranuar që vëllai i tij është aksionar në kompaninë në fjalë.

    “Është njëri prej aksionarëve të qasaj kompanie. Ndërsa për ma shumë pytne ata”, ka thënë Zenaj për Insajderin.

    Hulumtimi i plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark